Jorginho pritet të rinovojë me Arsenalin
Ylli i Arsenalit Jorginho është gati të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Italiani i është bashkuar Arsenalit nga rivali Chelsea për 12 milionë euro në janarin e vitit 2023, ndërsa deri më tani ka bërë 51 paraqitje në të gjitha garat.
Pavarësisht se ka fituar ta zërë vendin titullar, Jorginho ka qenë i lidhur me largimin në fundin e sezonit me Serie A si destinacion i mundshëm.
Sidoqoftë, “The Athletic” raporton se Jorginho pritet të vazhdojë qëndrimin para se të largohet falas, ngase iu është ofruar një kontratë e re.
Jorginho nuk është titullar i garantuar por Mikel Arteta gjithmonë ka deklaruar se i beson dhe e ka dëshmuar duke e vendosur shpesh nga minuta e parë edhe në ndeshjet “jetike”.
Megjithatë, raporti shton se situata e Thomas Parteyt mbetet e paqartë pavarësisht që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.
Arsenal duhet të vendosë nëse duan ta shesin Partey ose të rrezikojnë ta humbasin falas 12 muaj më vonë.
Duke folur në një televizion këtë muaj, agjenti i Jorginhos Joao santos insiston se klienti i tij s’është në nxitim për të vendosur për të ardhmen.
“A thirri Arsenali për rinovim? Jo, momentalisht janë të fokusuar në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit. S’jemi në nxitim. Nëse duan të na telefojnë pas një apo dy muajve atëherë jemi në rregull”.
“A do ta donte Jorginho rikthimin në Itlai? Po, sepse u rrit në Itali dhe i pëlqen gjithçka rreth shtetit”, kishte deklaruar ai muajin e kaluar.