Jorginho flet për planet pas largimit nga Arsenali - NACIONALE

Jorginho flet për planet pas largimit nga Arsenali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Jorginho dëshiron të rikthehet të luajë në Serie A para se ta mbyllë karrierën, por nuk e ka mohuar mundësinë që të qëndrojë në “Emirates” pa i skaduar kontrata momentale.

31-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” nga Chelsea në afatin e janarit dhe ende nuk e ka fituar vendin titullar, edhe pse zhvillon minuta nën urdhrat e Mikel Artetas.

Italiani ka bërë nëntë paraqitje në Premierligë këtë sezon dhe tre në Ligën e Kampionëve.

Kontrata momentale i skadon në verë, që nënkupton se është i hapur për të diskutuar me klube jashtë Anglisë që nga janari, ku raportohet se po e konsideron rikthimin në Serie A.

Jorginho e ka mbajtur të hapur këtë opsion por nuk e mohoi edhe mundësinë që të vazhdojë me nënkampionin e Anglisë.

Jam shumë në dyshime, e dua rikthimin në Itali por nuk e di se kur do të ishte koha e duhur”.

Dua të rikthehem po, por nuk e di kur, mendoj se kam më shumë gjëra për të bërë te Arsenal. Të duhet kohë për të ndryshuar skuadrën, por gjashtë muajt e parë te Arsenali s’ishin negativ”.

Jorginho ndër të tjera shtoi se është i lumtur në “Emirates”: “Arteta të jep miliarda pjesë të informacionit, por jam i lumtur këtu”.

Jam rritur shumë në fushë, me eksperiencë. I kam ndryshuar skuadrat, trajnerët dhe shumë informacione. E kam kuptuar lojën edhe më shumë dhe si të garojmë”.

Të garosh nuk nënkupton të luash mirë, por vjen edhe nga eksperienca. Dhe këtë provoj ta ndaj me bashkëlojtarët e mi”.

Lajme të ngjashme