Jordi Alba vendos të pensionohet nga përfaqësimi i Spanjës - NACIONALE

Jordi Alba vendos të pensionohet nga përfaqësimi i Spanjës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Jordi Alba ka vendosur t’i jep fund aventurës te kombëtarja e Spanjës.

“Athletic” raporton se spanjolli nuk do të luajë më për Spanjën në nivelin ndërkombëtarë shkaku i problemeve të udhëtimeve meqenëse luan për Inter Miamin në Amerikë.

34-vjeçari tashmë ka informuar përzgjedhësin e Spanjës Luis de la Fuente për këtë vendim, më herët këtë muaj.

Raporti shton se ky vendim i Albas nuk ka asnjë lidhje me skandalin e presidentit të Federatës Spanjolle Luis Rubiales.

Kësisoj, me largimin nga Spanja – Alba do ta ketë të gathsëm Messin në pushim ndërkombëtarë pasi kampionati amerikan do të vazhdojë pa pushim.

Trajneri i Inter Miamit Tata Martino ka konfirmuar të dielën se Lionel Messi do të humbasë së paku tre ndeshje pasi do ta përfaqësojë kombëtaren e Argjentinës.

Alba ka zhvilluar 93 paraqitje për Spanjën që kur debutoi ndaj Skocisë në tetor të vitit 2011.

Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian “Euro 2012” dhe realizoi gol në fitoren 4:0 ndaj Italisë në finale.

Lajme të ngjashme