Joao Felix zbulon ‘sakrificën’ që bëri për t’iu bashkuar Barcelonës
Sulmuesi Joao Felix thotë se ka pranuar një zbritje të madhe të pagës në mënyrë që t’i bashkohej Barcelonës në formë huazimi nga Atletico.
Portugezi kaloi gjysmën e sezonit të kaluar si pjesë e Chelseas dhe pagat e tij të larta rrezikuan kalimin te Barcelona, që kanë probleme të mëdha në vitet e fundit me gjendjen financiare.
Sidoqoftë, Felix kaloi te Barcelona në ditën e fundit të afatit veror në formë huazimi duke plotësuar ëndrrën.
“E vërteta është që pranova një zbritje të pagës nga rroga ime. Më duhej të bëja një ndryshim”.
“Më duhej të shkoja diku ku mund të tregoja futbollin tim dhe gjithmonë kam besuar se ky është vendi i duhur. Gjërat po shkojnë mirë. Më duhet të bëja atë lëvizje për t’u kënaqur sërish”.
I pyetur nëse do të mbetet te Barcelona verën tjetër, Felix shtoi: “Varet se si shkon sezoni. Barcelona është ajo që do të negociojë me Atleticon dhe varet edhe nga Atletico nëse duan t’i bëjnë gjërat e lehta”.
“Por këto janë gjëra biznesi, numrat tek të cilat nuk do të përfshihem. E bëj punën time në fushë, do të provoj më të mirën në fushë në mënyrë që ata më të transferojnë në fund”.
Felix shkëlqeu në fitoren e fundit ndaj Royal Antwerp duke shënuar dygolësh dhe dhuruar një asistim.