Joao Felix i bëri presion Chelseas për ta lejuar t’i bashkohet Milanit - NACIONALE

Joao Felix i bëri presion Chelseas për ta lejuar t’i bashkohet Milanit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Joao Felix e ka pranuar se kishte bërë presion për t’u transferuar te Milani në afatin kalimtar dimëror, duke deklaruar se Kaka ka qenë gjithnjë idhulli i tij.

Portugezi kaloi te Milani në formë huazimi nga Chelsea, ndërsa tashmë ka shënuar një gol në dy paraqitjet e para me fanellën italiane.

Në një intervistë së fundmi, Felix e ka pranuar se i bëri presion ish klubit për ta lejuar t’i bashkohet “Rossonerëve”.

Bëra presion shumë për të ardhur këtu. Dua të jap gjithçka për klubin. E njoh Conceicaon. Pasioni i tij është i jashtëzakonshëm dhe fitorja është e domosdoshme”.

Kaka gjithnjë ka qenë idhulli im. E pashë vetën në të dhe provoja ta imitoja gjithashtu”, deklaroi ai.

Felix zhvilloi vetëm 12 paraqitje në Premierligë, nëntë prej tyre si zëvendësues, kësisoj e pa që nuk ka vend te skuadra londineze.

Huazimi në “San Siro” përfundon në qershorin e vitit 2025, megjithatë Milani do të provojë ta blejë në mënyrë të përhershme në rast që vazhdon të impresionon.

Në paraqitjen e fundit ndaj Empolit, Felix zhvilloi 84 minuta derisa kompletoi 53 prekje të topit.

Lajme të ngjashme