Joao Cancelo drejt rikthimit në Itali, i ofrohet Juves e Interit - NACIONALE

Joao Cancelo drejt rikthimit në Itali, i ofrohet Juves e Interit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Cityt Joao Cancelo i është ofruar Juventusit dhe Interit, meqenëse trajneri Pep Guardiola nuk dëshiron ta mbajë më portugezin në klub.

Sipas gazetës italiane “La Stampa”, ishte agjenti Joao Cancelo që e ka ofruar lojtarin te dy ish klubet, Juventus dhe Inter.

Manchester City kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e portugezit, derisa Cancelo është i gatshëm të pranojë një zbritje page për t’u rikthyer në Itali dhe sigurisht, të luajë në Ligën e Kampionëve.

Cancelo ka luajtur te Interi në sezonin 2018/19, e pastaj sezonin tjetër iu bashkua rivalit Juventus. Edhe aty qëndroi vetëm një vit, para se të shkëmbehej me Danilon për të nënshkruar me Cityn.

Te City, Cancelo kishte ulje dhe ngritje, andaj edhe u huazua te Bayern Munich e pastaj te Barcelona në këta 18 muajt e fundit.

30-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në qershorin e vitit 2027, derisa ka zhvilluar 51 paraqitje në Serie A, duke realizuar dy gola dhe dhuruar gjashtë asistime në proces.

Lajme të ngjashme