Joao Cancelo drejt Barcelonës, arrin marrëveshje personale me katalunasit
Mbrojtësi Joao Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën me shpresën që t’i bashkohet në këtë afat veror.
Portugezi është i hapur për largimin nga Manchester City dhe mjaftë i tunduar për t’iu bashkuar katalunasve.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, ku tani i mbetet spanjollëve që të gjejnë “gjuhën e përbashkët” edhe me Man Cityn.
Barcelona tashmë ka nisur negociatat me “Qytetarët” dhe po diskutojnë për strukturën si duhet bërë pagesa, ngase gjendja financiare nuk është më e mira.
“Joao Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, e do transferim dhe Xavi e do atë që nga janari si prioritet. Bisedimet po vazhdojnë me Man Cityn lidhur me strukturën e pagesës”, shkroi gazetari italian.
Joao Cancelo has agreed personal terms with Barça, he wants the move... and Xavi wants him since January as priority target. Talks now ongoing with Manchester City over deal structure 🔵🔴🇵🇹
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 3, 2023
Barça plan revealed on Sunday: use part of Dembélé budget to try again for Cancelo. pic.twitter.com/3L2q2T6nuF
Barcelona pritet ta huazojë me opsion blerje si dhe t’ia paguajë të gjitha pagat deri në fundin e sezonit.
Një marrëveshje e tillë po ndodh falë sulmuesit Ousmane Dembele që vendosi të largohet për t’iu bashkuar PSG-së, që do të aktivizojnë një klauzolë private në vlerën e 50 milionë funteve.
Plani i gjigantit katalunas është që të përdorë një pjesë të këtij buxheti që ta kompletojë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur.
