Jo vetëm Vinicius, Real Madrid e ‘blindon’ me kontratë të re edhe Rodrygon - NACIONALE

Jo vetëm Vinicius, Real Madrid e ‘blindon’ me kontratë të re edhe Rodrygon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid duket se ka gjetur marrëveshje me sulmuesin Rodrygo për rinovimin e kontratës.

Pas Vinicius, Rodrygo është ylli tjetër brazilian që do të vazhdojë edhe për së paku pesë vite në “Santiago Bernabeu”

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Rodrygo dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje, me lojtarin që është pjesë e planeve të ardhshme të klubit madrilen.

Rodrygo pritet të nënshkruajë kontratë të re te Real Madridi të enjten, marrëveshja e konfirmuar”.

Do të jetë deri në qershorin e vitit 2028 si lojtar kyç për të tashmen dhe të ardhmen e planeve të Real Madridit”, shkroi ai.

Ndër të tjera, klauzola e lirimit do të vlejë plot 1 miliard euro pra që të mbajë larg skuadrat e mëdha arabe.

Rodrygo këtë edicion s’ka dëshmuar formën më të mirë pasi ka humbur raste të shumta, por kuptohet po përshtatet në pozitën e qendërsulmuesit pasi Real Madrid nuk mori ndonjë zëvendësues të denjë pas largimit të Karim Benzemas.

22-vjeçari ka zhvilluar 14 paraqitje në La Liga dhe Ligë të Kampionëve, duke kontribuar me dy gola në total dhe një asistim.

Lajme të ngjashme