Jo vetëm Sanchon, PSG ëndërron edhe afrimin e Bruno Fernandesit
Përpos Jadon Sanchos, Paris Saint-Germain ka shprehur interesim serioz edhe për afrimin e mesfushorit Bruno Fernandes në këtë afat veror.
Portugezi është kapiten i Unitedit dhe lojtar kyç në dhomën e zhveshjes, mirëpo ka pasur spekulime të shumta për të ardhmen e tij që disa muaj.
PSG vazhdon të ketë interesim të madh për lojtarin dhe tani po tentojnë ta transferojnë para se të nis sezoni 2024/25.
Sipas “L’Equipe”, “Parisienët” tashmë kanë njoftuar edhe Man Unitedin që kanë interesim për 29-vjeçarin, derisa ka pasur negociata mes lojtarit dhe klubit që disa ditë.
Fernandes ka zhvilluar 233 ndeshje në fanellën e Unitedit, duke kontribuar me 79 gola dhe 66 asistime që kur iu bashkua nga Sporting Lisbon më 2020.
Përpos Fernandesit, PSG po tenton t’ia rrëmbejë edhe Jadon Sanchon i cili është gati për të kaluar në “Parkun e Princave”, duke u pajtuar në parim për një lëvizje të tillë.
Sidoqoftë, blerja e të dy yjeve do të jetë e vështirë për PSG-në ngase do t’iu duhet të shpenzojnë mbi 100 milionë euro, kurse kanë interesim edhe për emra si Joao Neves e Victor Osimhen.