Jo vetëm Mbappe, edhe Keylor Navas konfirmon largimin nga PSG-ja
Përpos sulmuesit Kylian Mbappe, edhe portieri Keylor Navas ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain sapo kontrata t’i skadojë në fundin e sezonit.
Navas ishte portieri i parë për dy sezone, megjithatë pas ardhjes së Gianluigi Donnarummas situata ndryshoi dhe që atëherë e humbi vendin titullar.
Që kur u rikthye në Ligue 1 nga huazimi prej Nottinhgam Forestit, kiliani ka bërë vetëm tre paraqitje në kampionatin francez, ndërsa tani ka konfirmuar largimin.
“Çdo sezon i shpenzuar në Parkun e Princave ishte i mrekullueshëm. Falënderimi i takon Zotit, gjithmonë kam ndjerë dashuri dhe kurajo”.
“Ishte nder ta mbroja fanellën në këtë stadium të mrekullueshëm. Ende kam disa qëllime për t’ arritur, por nuk dua ta humbasë mundësinë për të thënë mirupafshim në shtëpi”, konfirmoi Navas përmes një komunikate.
Navas iu bashkua PSG-së në vitin 2019, duke bërë 113 paraqitje dhe mbajtur 51 herë portën e paprekur. Ai fitoi nëntë trofe me klubin francez, përfshirë tre herë herë Ligue 1 dhe dy herë Kupën e Francës.