Jo vetëm Kante, edhe ylli tjetër i Chelseas drejt Arabisë Saudite
Sulmuesi Hakim Ziyech mund të bëhet futbollisti më i fundit që kalon në Arabinë Saudite, të cilët po vazhdojnë të marrin yje nga Evropa.
Ziyech që s’është në planet e Chelseas ka marrë një ofertë nga Al Nassr i Cristiano Ronaldos dhe presidenti i klubit pritet të udhëtojë për në Londër që ta kompletojë marrëveshjen.
Maroku kaloi te Blutë në edicionin 2020/21 nga Ajaxi, por që dështoi ta zinte vendin e titullarit atëkohë nën urdhrat e Thomas Tuchelit.
E njëjta situatë vazhdoi edhe me Graham Potter, ku pastaj ishte pranë huazimit te Paris Saint-Germain, mirëpo në minutat e fundit marrëveshja dështoi shkaku i disa probleme administrative në Londër.
Sipas “Foot Mercato”, Ziyech është i interesuar për të luajtur në Arabinë Saudite, ku do të ketë shansin të jetë bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Al Nassr pas Kupës së botës.
Ronaldo ndoshta s’do të jetë i kënaqur ta sheh Ziyechin kaq shpejtë, ngase anësori luajti rol kyç kur Maroku e eliminoi Portugalinë në çerekfinale të Kupës së Botës.
Ai pritet të marrë një ofertë të lartë financiare nga klubi arab, me Chelsean që s’do të ndërhyjë dhe do ta lejojë të largohet nga “Stamford Bridge”.
Shitja e mundshme e Ziyechit do ta ndihmonte Chelseas në anën financiare, pasi janë duke zbritur pagat dhe shitjen e disa futbollistëve që të balancojnë rregullat financiare.
Që nga maji i vitit 2022, skuadra e Mauricio Pochettinos ka shpenzuar mbi 600 milionë funteve përfshirë rekordin për blerjen më të shtrenjtë, Enzo Fernandezin në një marrëveshje 107 milionë funteve.