Jo vetëm James, Chelsea konfirmon edhe dy mungesa ndaj Arsenalit - NACIONALE

Jo vetëm James, Chelsea konfirmon edhe dy mungesa ndaj Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka konfirmuar se si Carney Chukwuemeka ashtu edhe Trevoh Chalobah kanë pësuar lëndime derisa ishin duke u rikuperuar.

Përmes një komunikate zyrtare, “Blutë” e Londrës njoftuan se të dy lojtarët do të jenë edhe për një kohë jashtë fushës.

Mbrojtësi Trevoh Chalobah dhe mesfushori Carney Chukwuemeka kanë pësuar lëndime derisa shpresonin të riktheheshin nga lëndimet e tyre më herët këtë sezon”.

Dyshja do të vazhdojnë të shikohen nga stafi mjekësor”, shkruhet në komunikatë.

Chukwuemeka bëri një fillim impresionues por pastaj pësoi një lëndim në gju derisa luante ndaj West Hamit dhe që atëherë ka qenë i lënduar.

Chalobah në anën tjetër nuk ka zhvilluar asnjë minutë këtë sezon dhe ende po tenton të shërohet nga lëndimi në kofshë.

Tjetër mungesë te Chelsea do të jetë edhe kapiteni Reece James, që ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi që pësoi në muajin gusht.

Anglezi ka stërvitur i vetëm që nga pushimi ndërkombëtar, që nënkupton se nuk është në gjendje as për stol në vikend.

Mirëpo, Chelseas do t’i kthehet Malo Gusto që mungoi në tre ndeshjet e fundit shkaku i një kartoni të kuq, si dhe shqiptari Armando Broja të cilin Shqipëria vendosi të mos e rrezikojë.

Lajme të ngjashme