“Jeta s’ishte e mirë, fqinjët më shqetësonin”, Messi flet për kohën te PSG-ja
Sulmuesi Lionel Messi është kthyer të flet për kohën që kaloi te Paris Saint-Germain duke deklaruar se jeta s’ka qenë e mirë në anën private dhe treguar si fqinjët e shqetësonin vazhdimisht.
Messi kaloi dy vite te PSG-ja para se të largohej si agjent i lirë, por që nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve, pavarësisht që kishte në sulm Neymarin dhe Kylian Mbappen.
Së fundmi, në një intervistë për “ESPN”, argjentinasi ka reflektuar për kohën në PSG.
“Nuk ka asgjë kundër tyre por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç po shpresoja. Personalisht, vuajta me ndryshimin, ishte shumë vështirë për ne. Më ndikoj vërtetë personalisht”.
“Në Paris, fqinjët më trokisnin në derë në ora 9 ose 10 në mbrëmje për të më thënë se fëmijët e mi nuk duhet të luanin futboll (në shtëpi). Fqinjët na shqetësuan... luajti rol të madh në mendje dhe kishte ndikim në fushë. Në Paris, në nivelin personal nuk isha shumë i mirë”.
I pyetur për kujtimin më të mirë në Paris, Messi nënvizoi: “Kur isha në Paris, gjëja më e mirë që më ndodhi ishte që u bëra kampion bote me Argjentinën”.
Messi tani është te Inter Miami ndërsa së fundmi njoftoi se është skuadra e tij e fundit dhe më pas do të pensionohet.