“Jemi mësuar”, Man City i qetë para përballjes ndaj Realit
Savinho thotë se Manchester City është optimist para përballjes ndaj Real Madridit, në të cilën nuk do të tregojnë frikë.
City do ta presë kampionin në fuqi në “Etihad Stadium”, në kuadër të play-offit së Ligës të Kampionëve.
Megjithatë, Savinho për “ESPN” ka deklaruar se City është gati për këtë ndeshje të rëndësishme.
“Janë këto ndeshje që erdha te Manchester City për të luajtur, dhe secili lojtarë dëshiron t’i luaj, jo vetëm unë, por edhe lojtarët me eksperiencë”.
“Janë ndeshje për lojtarët e mëdhenj. Janë ndeshje të mira për t’i shikuar, si dhe për të luajtur. Shpresoj që Man City t’i merr dy fitore në dy ndeshjet”.
“Ishte atmosferë e qetë (kur u tërhoq shorti). Jemi mësuar, jemi përballur me ta shumë kohëve të fundit. Është short i bukur”.
“Qëndrojmë të qetë, sigurisht nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk mund t’i zgjedhim kundërshtarët, por jemi duke pritur që të dalim në fushë”.
Edhe pse i kanë humbur vetëm tre ndeshje në 12 përballje në këtë kompeticion, City është eliminuar më së shumti nga Reali se nga secili kundërshtar tjetër në Ligën e Kampionëve (tre herë).