“Jemi kampion bote, jo frikacak”, Lionel Messi u përlesh edhe me Rodrygon
Sulmuesi Lionel Messi u përlesh me yllin e Real Madridit Rodrygo, pasi ky i fundit akuzoi argjentinasit se janë frikacak meqenëse u larguan nga fusha në mbështetje të tifozëve të tyre të martën.
Skena të mterrshme u panë në Brazil, ku policia rrahte tifozët argjentinas, ku një numër i tyre mbeten të gjakosur dhe iu nevojit ndihma mjekësore.
Në një pikë, edhe portieri Emiliano Martinez tentoi të ngjitej në tribuna për të ndalur policin që po godiste mbështetësit e Argjentinës.
Duke parë këtë situatë, Messi iu kërkoi lojtarëve të largohen nga fusha dhe u pa duke iu thënë zyrtarëve: “Po ikim, nuk mund të luajmë në këtë mënyrë”.
Pas më shumë se 30 minutave, argjentinasit u kthyen në fushë dhe ylli i Real Madridit menjëherë i ngacmoi duke i quajtur frikacak.
Kjo si pëlqeu tetë herë fituesit të Topit të Artë, që e kapi për qafe duke i thënë “Nuk jemi frikacak. Jemi kampion bote, mbylle gojën”.
Rodrygo called Leo Messi and his teammates "cowards" last night.
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 22, 2023
The Argentinian's response: “We are the world champions, why are we cowards? Shut your mouth…” 🇧🇷🇦🇷
🎥 @TyCSports pic.twitter.com/hUr8IBeTze
Pastaj në këtë situatë ndërhynë disa yje, duke arritur t’i qetësojnë lojtarët dhe në fund, Argjentina triumfoi me rezultat minimal 0:1.
Kjo ishte humbja e parë që Brazili e pësoi në shtëpi në historinë e tyre.
Pas ndeshjes, Messi për vendimin për t’u larguar nga fusha tha: “I pamë si policët po godisnin tifozët, së bashku me disa familjarë tonë gjithashtu”.
“Ndodhi edhe në finalen e Libertadores gjithashtu këtu (mes skuadrës argjentinase Boca Juniors dhe asaj braziliane Fluminense). Janë më të fokusuar se në lojë”.
“Jemi familje. Ikëm në dhomën e zhveshjes pasi ishte mënyra më e mirë për t’i qetësuar, ndonjë tragjedi mund të ndodhte këtu”.
Për të shtuar edhe më shumë ‘dramë’ në këtë mbrëmje, përzgjedhësi Lionel Scaloni zbuloi se po konsideron të jep dorëheqje nga pozita e përzgjedhësit.