Javi Garcia merr drejtimin e Leeds Unitedit - NACIONALE

Javi Garcia merr drejtimin e Leeds Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Leeds United ditën e martë ka njoftuar për marrëveshjen e arritur me trajnerin Javi Garcia.

52-vjeçari ka nënshkruar kontratë me skuadrën angleze pas një karrierë te suksesshme te Valladolid, Real Sociedad, Villarreal dhe Cordoba.

"Leeds United është i lumtur të njoftojë marrëveshjen me Javi Garcia që të bëhet trajner i skuadrës së parë të meshkujve, në varësi të marrjes së lejes së punës", shkroi klubi.

Leeds United vazhdon të jetë në një pozitë jo të favorshme në kampionatin anglez, duke u renditur në pozitën e parafundit në tabelë pas 23 xhirove.

Shkaku i rezultateve të dobëta Leeds shkarkoi trajnerin e fundit, e tani Garcia duhet të sigurojë mbijetesën për të vazhduar në krye, pasi edhe kontrata e nënshkruar nuk është bërë e ditur për sa vite.

Ndeshja e radhës për Leeds Unitedin do të jetë si nikoqir i Suthamptonit këtë të shtunë.

Lajme të ngjashme