Jashari me paraqitje solide, Brugge e mposht Atalantan
Club Brugge me mund e ka fituar përballjen e parë ndaj Atalantas, në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane dominoi në shumicën e kohës, megjithatë epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2:1, në të mirë të vendasve.
Brugge e nisi shumë më mirë, për të kaluar në epërsi përmes Ferran Jutgla, i cili realizoi pas asistimit të Talbit (15’).
Brugge lehtë mund ta rriste epërsinë por që Vanaken dhe De Cuyper dështuan nga afërsia.
Pas kësaj, Atalanta u këndell plotësisht. Italianët menjëherë barazuan epërsinë përmes Davide Zappacostas që shënoi nga afërsia pas asistimit të Pasalic (41’).
Atalanta vazhdoi të sulmonte, duke krijuar raste me Zappacostan, Samardzic e De Ketelaere mirëpo asnjëri prej tyre s’i finalizuan.
Kur mendohej se gjithçka mbaroi, gjyqtari akordoi penallti për vendasit pasi Hien bëri një ndërhyrje brenda zonës. Nga pika e bardhë, i pagabueshëm ishte Gustaf Nilsson (90+5’).
Vlen të ceket se nga fillimi në këtë përballje luajti edhe mesfushori shqiptar Ardon Jashari, që vazhdon të jetë i padiskutueshëm te gjiganti belg.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet javën tjetër në Itali.