James Rodriguez shpjegon pse refuzoi Man Cityn dhe PSG-në
Mesfushori James Rodriguez ka zbuluar se refuzoi oferta të larta për Paris Saint-Germain dhe Manchester City që t’i bashkohet Real Madridit në vitin 2014.
Kolumbiani ishte në vëmendjen e top gjigantëve evropianë pasi realizoi atë vollej e famshëm ndaj Uruguaianit.
Real Madrid pagoi 80 milionë euro te Monaco për ta blerë mirëpo James ka shpjeguar se ka pasur oferta më të larta financiare por i refuzoi.
“PSG dhe City gjithashtu më donin. Dy klubet erdhën me oferta më luksoze, por doja lavdinë, e doja Real Madridin”.
“Nuk ka asgjë si Real Madridi. Florentino Perez më telefonoi dhe më pyeti: “A dëshiron para apo lavdi?”. I ktheva përgjigje se doja lavdi, pastaj shtoi “Atëherë është e kryer”.
Një vit më parë, Man United shpresonte ta transferonte Jamesin pasi dështuan ta merrnin Eden Hazardin, që iu bashkua Chelseas.
James ka pranuar se kishte negociuar edhe me Man Unitedin: “Mendoj se kishte disa bisedime. Agjenti ka lidhje fantastike me Unitedin, emri i tij është Jorge Mendes”.
“Gjithmonë ëndërroja një klub të madh. Që kur isha fëmijë, e admiroja Manchester Unitedin, e pashë skuadrën me Rio, Giggs dhe Scholes, doja të shkoja në atë vit por nuk ndodhi”.
“Mendoja se duhet të luaja për një klub që s’është aq i madh. Nga aty shkova në Francë para Kupës së Botës dhe plani im ishte të luaja në Kupën e Botës, të shënoja gola, të mbërrija në një nivel dhe të luaj pastaj te një klub i madh. Pastaj, Real Madridi ndodhi”.
Pavarësisht që mungoi në dy muajt e parë, James shkëlqeu në sezonin e parë e 35 gola dhe asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.