James Milner bashkëlojtar i Arijanet Muricit te Burnley? - NACIONALE

James Milner bashkëlojtar i Arijanet Muricit te Burnley?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Brighton është në negociata për të nënshkruar me mesfushorin e Liveproolit, James Milner.

37-vjeçari do të jetë agjent i lirë sapo kontrata me "Reds" t'i skadojë në fundin e sezonit dhe pritet që ky të jetë viti i fundit në "Anfield".

Trajneri Jurgen Klopp është një admirues i madh i anglezit dhe ka kërkuar nga klubi që t'ia vazhdojnë qëndrimin edhe për një sezon, por negociatat kanë ngecur.

Siç raporton "Talksport", Burnley është duke negociuar me lojtarin dhe janë duke provuar ta bindin që t'iu bashkohet në verë.

Trajneri Vincente Kompany e sheh Milner si lojtari adekuat pavarësisht moshës shkaku i eksperiencës së madhe, gjë që mund t'iu hyjë në punë edhe lojtarëve të rinj.

Deri më tani, Milner ende nuk ka vendosur mbi të ardhmen ngase është i fokusuar që ta ndihmojë Liverpoolin të sigurojë një vend në garat evropiane.

Që nga viti 2015 kur iu bashkua nga Man City, Milner ka zhvilluar 326 paraqitje duke shënuar 26 gola si dhe fituar Premierligën, FA Cup, Carabao Cup, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Community Shield dhe Kupën e Botës për klube.

Në garë për shërbimet e Milner është edhe Brightoni.

Lajme të ngjashme