“Jam shumë i lumtur me të”, Inzaghi e mbështet Kristjan Asllanin
Trajneri i Interit Simeone Inzaghi thotë se mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është duke u përmirësuar dukshëm dhe që është shumë i lumtur me mënyrën si po punon.
Asllani bëri një paraqitje të bukur ndaj Romës, ku edhe ishte ndër protagonistët te goli i fitores pasi me një top të gjatë e gjeti DiMarcon, i cili asistoi te Marcus Thuram.
Pas ndeshjes, për “DAZN” – Inzaghi foli shkurtimisht për Asllanin duke deklaruar se është i lumtur me të.
“Asllani erdhi nga një klub me personalitet të shkëlqyer, është duke u përmirësuar shumë. Ai ka qenë këtu që një vit e gjysmë, e di që është ndryshe te Interi”.
“Por, ai po merr minuta sepse ka kualitet të shkëlqyer dhe është profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”.
Ndërkohë, Asllani pas ndeshjes deklaroi se dëshiron të luajë më shumë duke e mohuar mundësinë e largimit në janar.
“E shikoj dhe e admiroj Çalhanoglun, që është ndër mesfushorët sulmues më të mirë në botë dhe më jep këshilla sidomos si të përmirësohem në mbrojtje. Ka gjithmonë vend për përmirësime”.
“Të luash më shumë? Të gjithë duam, kishte pak spekulime që të largohem në formë huazimi, por fola me klubin, donin të më mbanin fortë. Ishte vendim i drejtë për të qëndruar, jam i lumtur këtu”.