“Jam krenar që jam cigan” - Tifozët e Romës e fyejnë Dejan Stankoviqin
Dejan Stankoviq ka thënë se ndihet krenar që është cigan, pasi tifozët e Romës e fyenë atë në baza racore gjatë disfatës së skuadrës së tij Sampdoria 3:0 të dielën mbrëma.
Ish-mesfushori i Crvena Zvezdës, Lazios dhe Interit Stankoviq ishte cak i thirrje cigan nga tifozët vendas, derisa ndërhyri trajneri i Romës Jose Mourinho që iu kërkoi të ndaleshin.
Fjala italiane për cigan shpesh përdorët nga pjesë të përkrahësve të futbollit si fyerje raciste për lojtarët nga Ballkani dhe Evropa lindore, pavarësisht cilës etni i përkasin.
𝖱𝗈𝗆𝖺 𝖿𝖺𝗇𝗌 𝗐𝖾𝗋𝖾 𝗍𝖺𝗋𝗀𝖾𝗍𝗂𝗇𝗀 𝗋𝖺𝖼𝗂𝗌𝗍 𝖼𝗁𝖺𝗇𝗍𝗌 𝗍𝗈𝗐𝖺𝗋𝖽𝗌 𝖲𝖺𝗆𝗉𝖽𝗈𝗋𝗂𝖺 𝗆𝖺𝗇𝖺𝗀𝖾𝗋, 𝖣𝖾𝗃𝖺𝗇 𝖲𝗍𝖺𝗇𝗄𝗈𝗏𝗂𝖼...
— EuroFoot (@eurofootcom) April 2, 2023
𝖩𝗈𝗌𝖾 𝖬𝗈𝗎𝗋𝗂𝗇𝗁𝗈 𝗂𝗇𝗍𝖾𝗋𝗏𝖾𝗇𝖾𝖽 𝗍𝗈 𝖽𝖾𝖿𝖾𝗇𝖽 𝗁𝗂𝗌 𝖿𝗈𝗋𝗆𝖾𝗋 𝗉𝗅𝖺𝗒𝖾𝗋. pic.twitter.com/xivslEF0V5
Duke folur pas ndeshjes, trajneri serb tha se nuk ua vuri veshin thirrjeve të tilla dhe se ndihet krenar për atë që është.
“Jam krenar që jam cigan. Nuk ndihem i fyer nëse më thërrasin ashtu, dhe Jose e di këtë”, tha Stankoviqi për DANZ.
“Nuk e kuptova çfarë ndodhi derisa loja po zhvillohej, por e falënderoj Mourinhon që më doli krah”, shtoi ai.
Stankoviqi e fitoi tripletën, Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, me Interin nën udhëheqjen e Mourinos më 2010.
Tani, ai po kalon nëpër kohë të vështira si trajner i Sampdorias, e cila është e parafundit në tabelën e Serie A, 10 pikë larg zonës së shpëtimit, pasi e pësoi disfatën e 19-të këtë sezon.