Jadon Sancho i etur për t’iu bashkuar PSG-së
Sulmuesi Jadon Sancho është shumë i interesuar për t’u larguar nga Manchester Unitedi dhe t’i bashkohet Paris Saint-Germain para se të mbyllet afati veror.
PSG është ende duke punuar që të përforcohet në aspektin ofansiv, ngase janë dobësuar dukshëm duke humbur Kylian Mbappen, i cili kompletoi kalimin te “Djajtë e Kuq”.
Ndër opsionet është Sancho, me anglezin që ka dëshirë për të luajtur në “Parkun e Princave”, pavarësisht që ka rregulluar marrëdhëniet me trajnerin Erik ten Hag.
“RMC Sport” raporton se 24-vjeçari po ëndërron ta mbyllë kalimin te PSG-ja, sidoqoftë Man Unitedi kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë.
Man United dhe PSG-ja kanë negociuar këtë verë edhe për mesfushorin Manuel Ugarte, andaj mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të konsiderohet edhe marrëveshja e shkëmbimit.
Ten Hag dëshiron ta afrojë edhe një mesfushor në këtë verë, me Ugarten që është prioritet, sidoqoftë PSG-ja kërkon 60 milionë funte në shkëmbim, vlerën të cilën skuadra nagleze nuk është në gjendje ta paguajë.
Unitedi ka qenë shumë aktiv në këtë afat të verës, duke nënshkruar me emra si Joshua Zirkzee, Leny Yoro, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui.