Jackson tregon se ishte afër kalimit te rivali i Premierligës para Chelseas - NACIONALE

Jackson tregon se ishte afër kalimit te rivali i Premierligës para Chelseas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Nicolas Jackson e ka pranuar se ishte afër t’i bashkohej Aston Villas para kalimit te Chelsea më 2023.

Senegalezi kaloi te skuadra londineze për një marrëveshje 32 milionë funte nga Villarreali, mirëpo pas një sezoni të parë të vështirë duket se tani ka gjetur formën.

Sidoqoftë, karriera e Jackson mund të shkonte krejtësisht ndryshe me lojtarin që ka treguar se ishte pranë nënshkrimit me Aston Villan.

“Kur Unai u largua, ai donte që të shkoja te Aston Villa, por isha i lënduar. Doja të shkoja sepse trajneri erdhi. Duhej të ikja, por isha i lënduar. Shkova atje, më shikuan dhe më thanë se kam kohë për një muaj, ndërsa me donin menjëherë”.

“Nëse do të më donin për një ose dy javë, nuk isha gati prandaj më duhej ta anuloja transferimin dhe u ktheva prapa”.

“Kur u ktheva, isha i zemëruar. Jo sepse nuk nënshkrova ngase kur isha në aeroplan i thashë një shokut tim “Gjëra më të mira do të vijnë dhe kjo është jeta”. Pastaj luajta më shumë për Villarrealin, shënova 12 gola në dy muaj”.

Edhe pse u kritikua tejmase për sezonin e parë me Chelsean, Jackson e mbylli me 17 gola në 44 paraqitje.

Lajme të ngjashme