Ja kur pritet që UEFA të vendos për fatin e lojës Rumani – Kosovë - NACIONALE

Ja kur pritet që UEFA të vendos për fatin e lojës Rumani – Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit UEFA ka kohë deri më 11 dhjetor për të vendosur përfundimisht për fatin e ndeshjes Rumani – Kosovë.

Lojtarët e Kosovës nuk pranuan të kthehen në fushë në përballjen me Rumaninë shkaku i thirrjeve raciste, të ndjekura pastaj me “Kosova është Serbi”, si dhe “Serbia, Serbia”.

UEFA ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për incidentet që ndodhën në Bukuresht dhe do të marrin një vendim së shpejti.

Sipas “Digi Sport”, vendimi i UEFA-s do të njoftohet jo më vonë se 11 dhjetor, datë në të cilën do të tërhiqet edhe shorti për kualifikueset e Kupës së Botës.

Vendimi që do të marrë Komisioni i Etikës i UEFA-s pas incidenteve në Arenën Kombëtare është i zbatueshëm, ndaj në bazë të tij do të dimë saktësisht se si do të duket renditja përfundimtare e Grupit C2 në Ligën e Kombeve.

Raporti shton se nuk do të ketë apelim të mëtejshëm dhe kështu gjërat do të sqarohen përpara shortit të grupeve për kualifikueset e Botërorit 2026.

"Procedurat u hapën pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. Procedurat disiplinore kanë filluar kundër Federatës Rumune dhe Federatës Kosovare, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore të UEFA-s. Më shumë informacion mbi këto procedura do të ketë në kohën e duhur", thuhet në përgjigjen e UEFA-s.

Kujtojmë, sonte (e hënë) me fillim nga ora 20:45 Kosova do ta presë Lituaninë ndërsa Rumania takohet me Qipron.

Lajme të ngjashme