Izraeli publikon formacionin zyrtar ndaj Kosovës
Kombëtarja e Izraelit nën urdhrat e Alon Hazan tashmë ka bërë publike formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Kosovës.
Edhe pse gati dy orë më herët, izraelitët tashmë kanë bërë publike 11-shën bazë në faqen zyrtare të Federatës së tyre.
Hazan ka vendosur të hyjë me një formacion mjaftë ofensivë 4-5-1.
Formacioni i Izraelit: Glzer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner; Lavi, Peretz, Gloukh, Haziza, Solomon; Weismann.
Ndërkohë, formacioni i Kosovës pritet të bëhet publik së shpejti.