Iu bashkua Kosovës para dy viteve, Dritan Maqkaj ftohet për herë te parë te U21-shat
Dy vite pasi la Gjermaninë për t’iu bashkuar Kosovës, sulmuesi Dritan Maqkaj është ftuar për herë të parë në grupmoshat U21.
Maqkaj i tha “PO” Kosovës para dy viteve, por që s’u ftua asnjëherë shkaku i problemeve me pasaportë. Megjithatë, tani kjo situatë është rregulluar.
Kombëtarja e Kosovës U21 do t’i zhvillojë dy miqësore në muajin nëntor ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa një ndër të ftuarit e përzgjedhësit Afrim Tovërlani është edhe lojtari i Eintracht Frankfurtit.
Ai tashmë ka marrë ftesë nga Kosova U21 për dy ndeshjet që do të zhvillohen në datat 11, respektivisht 18 nëntor 2024.

Kujtojmë, Maqkaj ka të zhvilluara katër paraqitje për Gjermaninë U18, ku ka shënuar edhe një gol, ndërsa mund të luajë në dy krahët e sulmit.
Këtë sezon, 20-vjeçari ka zhvilluar vetëm një paraqitje për ekipin e dytë të Frankfurtit.
Ndërkohë, lista e plotë e Kosovës U21 pritet të bëhet publike në ditët në vijim.