Italia shënon fitore minimale ndaj Bosnja Hercegovinës
Kombëtarja e Italisë e ka mbyllur me fitore ndeshjen miqësore ndaj Bosnja Hercegovinës.
Italianët triumfuan me rezultat minimal 1:0, përballje në të cilëin ishin dominues nga fillimi.
Mysafirët e nisën më mirë, duke pasur raste me Haris Hajradinovic dhe Jusuf Gazibegovic, mirëpo Donnaruma bëri pritje fantastike për t’ua mohuar golin.
Ishte ylli i Interit Davide Frattesi që realizoi për mrekulli me një goditje fantastike, duke e lënë të shtangur portierin mysafir (38’).
Italia kishte një tjetër rast për ta dyfishuar epërsinë përmes Gianluca Scamacca, por ky i fundit dështoi nga afërsia.
Kësisoj, Italia e mbylli me fitore miqësoren e fundit, ndërsa tani do të fokusohet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku në përballjen e parë do të luajnë ndaj Shqipërisë.