Italia e "harron" humbjen nga Anglia, e mposht në udhëtim Maltën - NACIONALE

Italia e "harron" humbjen nga Anglia, e mposht në udhëtim Maltën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Italisë është këndellur shpejtë pas humbjes nga Anglia, duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Malta.

"Azzurët" triumfuan me rezultat komod 0:2, sfidë që dominuan në të gjitha aspektet.

Malta kishte mundësinë e parë të shënimit pas vetëm disa minutave lojë me anë të Satariano, por që Donnarumma arriti ta ndalë.

Ishte talenti Mateo Retegui që shënoi një gol të bukur pas një harkimi të saktë të Sandro Tonalit (15') - VIDEO.

Matteo Pessina pastaj dyfishoi epërsinë me një tjetër gol nga afërsia, që pasi u shikua disa minuta nga VAR-i rezultoi që ishte në rregull - VIDEO.

Tutje, ndeshja ishte më e qetë me italianët që mbanin më shumë topin, derisa Malta provonte të ndërtonte aksione në të gjitha rastet, por të pasuksesshme.

Gianluca Scamacca kishte një mundësi të mirë shënimi, mirëpo portieri vendas arriti ta bllokojë më së miri.

Me këtë fitore, Italia tani renditët e dyta në grupin C me tre pikë, derisa Malta vazhdon të qëndrojë në fund pa pikë.

Lajme të ngjashme