Italia dhe Hungaria shënojnë fitore të mëdha, Anglia bie në Ligën B, Gjermania në krizë - NACIONALE

Italia dhe Hungaria shënojnë fitore të mëdha, Anglia bie në Ligën B, Gjermania në krizë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Italia ka shënuar fitore të madhe kundër Anglisë, duke e mposhtur 1:0. Hungaria shënoi një tjetër fitore të pabesueshme, duke ngadhënjyer në udhëtim ndaj Gjermanisë 0:1. Lajmi i mbrëmjes është se Anglia ka rrëshqitur në Ligën B.

Sot, në Ligën A u luajtën ndeshjet e grupit 3. Anglia nuk ia del assesi ta gjejë formulën e duhur për ta mposhtur Italinë. Ekipi kombëtar italian, edhe pse i përballur me lëndime e mungesa të panumërta, mposhti sërish Anglinë me rezultat të ngushtë 1:0.

Një disfatë që Anglinë për herë të parë do ta shtyjë një ligë më poshtë, konkretisht në Ligën B. Pas kësaj humbje, të menjëhershme ishin reagimet e tifozëve dhe të shtypit anglez, të cilët dëshirojnë që Southgate të marrë përgjegjësi për këto rezultate të tmerrshme të kombëtares angleze.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Napolit, Raspadori. Nga një aksion që nuk pritej shumë në minutën e 68-të, Leonardo Bonucci lancoi një diagonale të gjatë. Raspadori pranoi mirë topin dhe goditi saktë drejt portës. Topi mori një trajektore tejet elastike dhe portieri Pope nuk kishte se çfarë të bënte më shumë.

Gjithsesi, Hungaria vijon të shkëlqejë nën urdhrat e përzgjedhësit Rossi, pasi arriti t’i arkëtojë pikët e plota edhe ndaj Gjermanisë, me këtë të fundit që ishte nikoqire.

Golin krucial për mysafirët e shënoi Szalai në minutën e 17-të.

Për hir të vërtetës, Hungaria nuk e mori rastësisht këtë fitore, ngase edhe në fushë, në pjesën dërmuese të fazave të ndeshjes, ishte e barabartë, duke treguar pjekuri, vullnet dhe përgatitje të lartë fizike.

Falë këtij suskesi Hungaria konfirmoi shkoi në kuotë e 10 pikëve në grup. Pas tre ditësh në Budapest hungarezët do të përballen ndaj kombëtares së Mancinit. Hungarisë do t'i mjaftojë një barazim për ta konfirmuar primatin në grup, ndërsa Italisë i duhet me çdo kusht fitorja për të kaluar në pozitën e parë.

Rezultatet e Ligave B, C dhe D

Në Ligën B u luajtën ndeshjet e grupit 3. Bosnja ngadhënjeu në derbin kundër fqinjëve të Malit të Zi, duke shënuar fitore me rezultat 1:0. Kjo u mundësoi atyre që ta konfirmojnë vendin e parë në grup, për të avancuar në Ligën A nga edicioni i ardhshëm i i Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen tjetër Finlanda barazoi 1:1 kundër Rumanisë. Akoma gjithçka mbetet e hapur sa i përket kombëtares që do të bie në Ligën C.

Kur jemi te Liga C, Gjeorgjia e udhëhequr nga sulmuesi anësor që po shkëlqen te Napoli, Kvaratskhelia, shënoi fitore të pastër kundër Maqedonisë Veriore me rezultat 2:0. Edhe në këtë rast, kjo fitore vleu që gjeorgjianët ta sigurojnë plasmanin në Ligën B. Sukses i jashtëzakonshëm, nëse kemi parasysh faktin që vetëm para tre vitesh ndodheshin në Ligën D.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atij 4, Bullgaria fitoi bindshëm ndaj Gjibraltarit, duke e mposhtur me shifrat 5:1.

Në Ligën D ndeshja e vetme që u zhvillua ishte ajo e grupit D, ku Estonia fitoi ndaj Maltës 2:1, duke siguruar kështu plasmanin në Ligën C.

Lajme të ngjashme