Ismet Munishi: Mirlind Daku do t’i bashkohet Rubin Kazanit për 1.5 milionë euro nga Osijek - NACIONALE

Ismet Munishi: Mirlind Daku do t’i bashkohet Rubin Kazanit për 1.5 milionë euro nga Osijek

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ismet Munishi thotë se sulmuesi Rubin Kazani është pajtuar me Osijekun për blerjen e Mirlind Dakut për 1.5 milionë euro.

Pas një edicioni të suksesshëm te N.S Mura, Daku është kthyer te Osijek mirëpo ka qenë në vëmendjen e disa klubeve por mesa duket do ta vazhdojë karrierën në Rusi.

Munishi sa ishte drejtpërdrejt në “Dueli Sportiv”, deklaroi se të dy klubet e kanë kompletuar marrëveshjen për 1.5 milionë euro.

“Rubin Kazani ka arritur marrëveshje me klubin e Mirlind Dakut (Osijek) që ai të transferohet. E përshëndes edhe Batatinën sepse e ka një përqindje goxha të mirë aty”.

“I dëshiroj sukses Mirlindit, bëhet fjalë për tre vite kontratë. Vlera e transferimit është 1.5 milionë euro dhe na (Kosova) këtë lojtar nuk e kemi ftuar. Ai vazhdon karrierën në Rubin Kazan, do t’i kompletojë vetëm testet mjekësore”.

Lajme të ngjashme