Ismet Munishi harron se tani s’është as në Superligë: Për futboll ju ha si suxhukun
Trajneri Ismet Munishi vazhdon duke i dhënë lëvdata vetes për njohuritë në futboll, pavarësisht që tani do të stërvisë një skuadër në Ligën e Parë.
Ish trajneri i disa klubeve elitare përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” iu ka dërguar mesazh ndjekësev me mbishkrimin “Për futboll ju ha si suxhukun”.
I ashtuquajturi “BABA” duket se ka harruar që tani s’është as në Superligën e Kosovës, meqenëse pranoi ta drejtojë Ferizajn – skuadër kjo që ra nga liga pasi u mposht nga Liria e Prizrenit në ndeshjen e barazhit.
Munishi vazhdon ta ketë vetëm një sukses në Kosovë (pavarësisht lëvdatave që i jep vetes), që është titulli kampion me klubin e shuar Llamkos Kosova, atë kohë edhe Milot Rashica luante aty.
Përndryshe përpos pozitës së trajnerit, Munishi vazhdon të komentojë futbollin vendor si analist nëpër televizione.