Ismet Lushaku bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet gjigantit suedez - NACIONALE

Ismet Lushaku bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet gjigantit suedez

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Ismet Lushaku ka bërë një hap të madh në karrierë, duke nënshkruar me gjigantin suedez IFK Norrkoping.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë për tre vitet e ardhshme te klubi që synon të zërë një vend në garat evropiane.

“IFK Norrkoping e mirëpret Ismet Lushakun në klub”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Kosovari gjithashtu deklaroi se mezi pret të ndihmojë klubin suedez që të luftojë për një vend në garat evropiane.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. IFK Noorkopin është hapi i duhur për mua që të rritem më shumë si lojtar”.

“Jam një mesfushor që i pëlqen ta mbaj topin dhe të kombinojë me sulmuesit në fushë dhe të zgjidh situatat”.

“Dua të kontribuojë që të rikthehemi sërish në krye dhe të luftojë për vendet evropiane”, deklaroi ndër të tjera Lushaku.

Pavarësisht minutazhës së madhe, Lushaku ka bërë vetëm një paraqitje për Kosovën, atë në miqësore ndaj Suedisë. Ndërkohë, që atëherë s’është kontaktuar më.

Lajme të ngjashme