Ishte thjesht i pandalshëm, Edon Zhegrova shpallet “Lojtari i ndeshjes” ndaj Realit
Ylli i Kosovës Edon Zhegrova e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes pas paraqitjes mbrësëlenëse ndaj Real Madridit.
Përpos që fitoi penalltinë, falë të cilës Lille e fitoi tërë përballjen, Zhegrova i nxorri probleme të mëdha të gjithë yjeve madrilen.
Në fakt, Carlo Ancelotti edhe e largoi Ferland Mendyn pas vetëm 45 minutave, ngase Zhegrova po e driblonte vazhdimisht në atë krahë.
Pas kësaj paraqitje mahnitëse, Zhegrova edhe e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, ku pozoi para fotografëve.
Edon Zhegrova élu homme du match, amplement mérité 👏 #LOSCRMA #UEFAChampionsLeague pic.twitter.com/axSGm7vJMY
— Dounia Mesli (@Mesli_Dounia) October 2, 2024
Përndryshe, Zhegrova u bë lojtari i parë nga Kosova që e fiton çmimin e "Lojtari i ndeshjes" në Ligën e Kampionëve.