Ishte hero ndaj Brentfordit, Man United vendos mbi të ardhmen e McTominay
Manchester United nuk është në nxitim për ta shitur mesfushorin Scott McTominay, por do ta konsideronin nëse ofrohet çmimi i duhur.
26-vjeçari ishte hero për “Djajtë e Kuq” në përballjen e fundit ndaj Brentfordit, duke shënuar dy gola të vonshëm për t’i arkëtuar pikët e plota.
Mirëpo, skocezi ishte afër të largohej nga Man Unitedi në verë me West Ham që edhe bëri një ofertë zyrtare prej 30 milionë funtesh, mirëpo që u refuzua nga 20 herë kampioni i Anglisë.
“90min” raporton se Man United nuk është në nxitim për ta shitur mesfushorin që po e dëshmon vetën kur e ka mundësinë, mirëpo në rast që vjen ndonjë ofertë që i pëlqen klubit atëherë nuk do ta refuzojnë.
Mirëpo, mediumi britanik thotë se momentalisht s’ka ndonjë klub që do të ofrojë atë që kërkon Man United, andaj McTominay pritet të qëndrojë në “Old Trafford” së paku deri në fundin e sezonit.
McTominay ka edhe një vit në kontratë me opsion vazhdimi për 12 muaj të tjerë, klauzolë që Man United pritet ta aktivizojë së shpejti siç ka bërë me yjet e tjerë në të kaluarën.
Skocezi këtë sezon ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat, duke qenë vetëm dy herë nga minuta e parë.