Ish ylli i Man Unitedit: Pep Guardiola e ka shkatërruar futbollin - NACIONALE

Ish ylli i Man Unitedit: Pep Guardiola e ka shkatërruar futbollin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish ylli i Manchester Unitedit Tim Howard thotë se trajneri Pep Guardiola e ka shkatërruar futbollin duke i bërë skuadrat të mendojnë se mund të luajnë futboll si Manchester City.

Guardiola konsiderohet si trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, duke fituar 40 tituj deri më tani në karrierë.

Vetëm te City, Guardiola i ka fituar 18 tituj, përfshirë gjashtë herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Howard beson se Guardiola e ka shkatërruar futbollin duke i bërë skuadrat të mendojnë se mund të luajnë në këtë mënyrë.

“Kjo ka ndodhur shpesh, Pep Guardiola e ka shkatërruar futbollin. I ka mësuar të gjithë të luajnë këso futbolli, por ata nuk mundën”.

“Nuk mund ta bëjë çdokush. Top tre skuadra mund ta bëjnë shumë mirë dhe duhet ta shikosh disa herë”.

“Atij i duhet të bëhet pak më i fortë defansiv sepse në sulm kanë mjaftueshëm lojtarë që mund të jenë të rrezikshëm”.

Guardiola përndryshe po tenton ta dominojë edhe sivjet Premierligën, duke qenë lider në tabelë deri më tani me 13 pikë, ku ka regjistruar me Cityn katër fitore dhe një barazim në pesë xhirot e para.

Lajme të ngjashme