Ish-ylli i futbollit izraelit vritet nga sulmet e Hamasit
Një ditë pasi kishte mbushur 43 vite, Lior Asulin, një ish-yll i futbollit izraelit, po festonte në një festë në Kibbutz Re'im, pranë Rripit të Gazës, ku shumë terroristë nga Hamasi kaluan në territorin e Izraelit dhe vranë shumë njerëz, e ndër ta qëlloi edhe ish-futbollisti.
“Me pikëllim të madh mësuam, pas shumë orësh gjatë të cilave ai konsiderohej i zhdukur, se ish-lojtari ynë Lior Asulin u vra nga terroristët në festën në Re'im”, tha në një deklaratë ish-klubi i tij, Hapoel Tel Aviv.
❗️ Israeli soccer player Lior Asulin was found murdered at the site of a music festival "Nature party" near Kibbutz Reim. This was reported by the Hapoel soccer club from Tel Aviv.
— NEXTA (@nexta_tv) October 8, 2023
Some media outlets also began to spread a horrible photos of murdered festival participants in the… pic.twitter.com/XjgTNMNx40
Të shtunën, sipas burimeve izraelite, deri në 1000 militantë të Hamasit hynë në Izrael, duke vrarë disa qindra njerëz dhe duke marrë pengje të shumta. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përgjigj duke shpallur gjendjen e luftës.
Në vitin 2004, Asulin bëri histori si pjesë e ekipit të parë arab, Bnei Sakhnin FC, që fitoi një titull të madh në Izrael. Sulmuesi hebre shënoi një dygolësh në finale për të sjellë Kupën e Shtetit të Izraelit në Sakhnin, një qytet i vogël në veri të vendit. Pas bilbilit të fundit, ai festoi me flamurin izraelit, ndërsa një bashkëlojtar arab valëviti flamurin e territoreve palestineze.

Asulin më pas mori oferta nga disa klube evropiane, duke përfshirë Olympique Marseille dhe OGC Nice të Francës, por ai kurrë nuk u zhvendos jashtë vendit. Në vend të kësaj, sulmuesi luajti pjesën tjetër të karrierës së tij në Izrael, duke ndryshuar klubet pothuajse çdo vit nga viti 2007 e tutje. Kudo që luante, Asulin shpejt bëhej i preferuari i tifozëve. Pasi karriera e tij si lojtar përfundoi në vitin 2017, Asulin përkohësisht pati vështirësi, duke vuajtur një dënim me burg për trafik droge nga dhjetori 2021 deri në shtator 2022.
Asulin ishte "një djalë me zemër të artë", tha ish-trajneri i tij në Sakhnin, Eyal Lachman. "Edhe kur ai bënte gabime, ai gjithmonë donte t'i korrigjonte ato. Dhe ai e bënte gjithmonë."