Ish udhëheqësi i ligës rumune: Baneri e shpëtoi Rumaninë, nuk do ta mposhtnin Kosovën - NACIONALE

Ish udhëheqësi i ligës rumune: Baneri e shpëtoi Rumaninë, nuk do ta mposhtnin Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish udhëheqësi i ligës profesionale rumune, Dumitri Dragomir thotë se Rumania duhet t’i falënderohet banerit për tre pikët ndaj Kosovës.

Rumania mposhti Kosovën me rezultat 2:0 pas polemikave të shumta, ku Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa loja ishte ndërprerë për 50 minuta shkak i banerit të huliganëve rumun që shkruhej “Kosova është Serbi”.

Dragomir thotë se ky baner i ka ndihmuar Rumanisë t’i fitojë pikët e plota, sepse ka shqetësuar futbollistët.

“A e dini kush na shpëtoi? Baneri na shpëtoi. Nuk do t’i mposhtnim nëse nuk i shqetësonim, nëse nuk do të bëhej ajo ‘panoramë’ që ndodhi, nuk do të mundnim t’i mposhtim as pas dy javëve”.

“Të mos i falënderojmë sepse nuk kanë bërë asgjë si në çdo vend të botës. Ata do të na suspendojnë”.

“Kishim një fillim të tmerrshëm, nuk mund të pasonim, ishim duke u dridhur dhe ata mund të shënonin. Është mirë që nuk ndodhi sepse i zemëruam, i nxorëm nga ritmi dhe ishte avantazhi ynë sidomos kur gjyqtari shkoi për ne, ai gjithashtu nervozoi stafin e tyre”, deklaroi ai raporton “fanatik.ro”.

Kujtojmë, pas kësaj humbje edhe gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian morën fund meqenëse kanë vetëm katër pikë, tetë më pak se Rumania në vendin e dytë me katër xhiro të mbetura.

Lajme të ngjashme