Ish trajneri i Argjentinës: Ousmane Dembele luan si të ishte me autizëm - NACIONALE

Ish trajneri i Argjentinës: Ousmane Dembele luan si të ishte me autizëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli është treguar i ashpër me sulmuesin Ousmane Dembele, duke thënë se luan si të kishte autizëm (Nënkuptimi i autist: E kanë të vështirë të komunikojnë më të tjerët).

Sipas Sampaolit, Dembele tenton të shkëlqejë për vetën andaj edhe nuk arrin t’ua pasojë topin bashkëlojtarëve kur duhet.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe emrin e Kylian Mbappes si një person i tillë, vetëm se për yllin e Real Madridit tha “është më pak”.

“Paraqitjet e Francës në Euro 2024? Dembele luan si të ishte autist. E nis vetëm aksionin dhe nuk di të pasojë në fund”.

Nuk ka aftësinë për të bërë bashkëlojtarët të shkëlqejnë, tenton vetëm ta bëjë vetën të shkëlqejë. Mbappe është gjithashtu pak i tillë”, deklaroi ai.

Dembele njësoi si shumë bashkëlojtarë të Francës dështuan në Kampionatin Evropian, pavarësisht që arritën deri në gjysmëfinale, ku u eliminuan nga Spanja me rezultat 2:1.

Lajme të ngjashme