Ish-trajneri i Anglisë e Manchester Cityt e konfirmon betejën me kancerin - NACIONALE

Ish-trajneri i Anglisë e Manchester Cityt e konfirmon betejën me kancerin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-trajneri i Kombëtares së Anglisë dhe shumë skuadrave të njohura evropiane në mesin e tyre edhe Manchester City, Sven-Goran Eriksson, është diagnostikuar me kancer.

75-vjeçari suedez pati sukesesin më të madh në Itali gjatë viteve të 90-ta, duke kaluar pesë vite te Sampdoria, përpara se ta drejtonte Lazion drejt disa titujve, përfshirë titullin kampion të dytë në histori të klubit në sezonin 1999/2000.

Eriksson së fundmi ka punuar si drejtor sportiv i skuadrës suedeze të nivelit të tretë IF Karlstad ku trajner është Albert Bunjaku, ku dha dorëheqjen në shkurt të vitit të kaluar për shkak të problemeve të pashpjegueshme shëndetësore.

Duke folur për radion suedeze P1 përmes Calciomercato.com, Eriksson diskutoi çështjet e tij shëndetësore dhe betejën e vazhdueshme me kancerin.

“Të gjithë e kuptuan që nuk isha mirë, ata imagjinuan se ishte kancer dhe është. Më duhet të luftoj sa të mundem. Në rastin më të mirë, një vit apo edhe më shumë, në rastin më të keq edhe më pak. Në realitet askush nuk mund të jetë i sigurt, është më mirë të mos mendoni për këtë. Mund të mashtroni disi trurin tuaj, të mendoni pozitivisht dhe t'i shihni gjërat në mënyrën më të mirë, mos u humbni në fatkeqësi, sepse kjo është padyshim më e madhja nga të gjitha, por megjithatë të merrni diçka të mirë nga kjo përvojë. U rrëzova papritmas ndërsa po vrapoja pesë kilometra. Pas një konsulte mjekësore zbulova se kisha pasur një goditje në tru dhe se tashmë kisha një tumor. Nuk e di sa kohë më ka mbetur, ndoshta një muaj, ndoshta një vit.”

Gjatë karrierës së tij si trajner, Eriksson mbikëqyri 437 ndeshje në Serie A për Lazio, Sampdoria, Fiorentina dhe Roma. Ai mori 196 fitore dhe 127 barazime, duke grumbulluar 715 pikë në total.

Lista e tij e titujve përfshin një titull kampioni, një Superkupë UEFA, katër tituj të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa italiana, duke sjellë trofe për Sampdorian dhe Romën si dhe Lazion.

Lajme të ngjashme