Ish-sulmuesi i Italisë thotë se Conte e ka në karakter të përplaset me të gjithë - NACIONALE

Ish-sulmuesi i Italisë thotë se Conte e ka në karakter të përplaset me të gjithë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i shkarkuar nga Tottenhami pas deklaratave bombastike, Antonio Conte, është mësuar të përplaset me të gjithë dhe kjo gjë është në karakterin e tij, sipas legjendës së Italisë, Christian Vieri, i cili nuk u befasua aspak për shkarkimin e tij.

Një deklaratë pas barazimit ndaj Southamptonit, që u dok se po sulmonte pronarin, Daniel Levy dhe lojtarët e skuadrës ishte ‘mollë sherri’, e cila thuhet se ndikoi më së shumti në shkarkimin e Contes.

Spekulimet mbi emrin e tij tashmë ishin pjesë e raportimeve ditore që nga fillimi i sezonit, me ankesat e Contes, që vazhdimisht kërkonte lojtarë të rinj në afate kalimtare, në mënyrë që të sillte rezultate.

Vieri, i cili dikur luante përkrah Contes te Juventusi, thotë se italiani nuk do të arrinte të qëndronte kurrë deri në fund, pasi karakteri i tij shpërthyes nuk ia lejon një gjë të tillë.

Vieri contro la Lazio: gol di testa sotto la pioggia - VIDEO

“Antonio është mësuar të përplaset me të gjithë, është karakteri i tij. Nëse një klub i punëson atë, ata nuk duhet të presin që ai të kënaqet me diçka. Ai është person i ashpër dhe shumë kërkues. Është shumë e rëndë ta kesh atë në klub, të lë pa gjumë. Ai dhe Mourinhho janë si çekiçët dhe kërkojnë të nxjerrin më të mirën nga secili në çdo kohë.”

20230328 Antonio Conte Dejan Kulusevski

Pasi u bë publike shkarkimi i Contes, sulmuesi i Tottenhamit, Dejan Kulusevski, doli në mbështetje të klubit për vendimit e marrë. Gjithashtu Pierre-Emile Hjojbjerg shprehu paknaqësistë e tij me ofendimet e Contes pas përballjes ndaj Southamptonit.

Ndihmësi i Contes, Christian Stellini, do të jetë në krye të skuadrës deri në përfundim të sezonit, me një përballje vendimtare të londinezëve me Evertonin që zhvillohet të hënën.

Lajme të ngjashme