Ish-shefi i Inteligjencës bëhet drejtor menaxhues në skuadrën e futbollit Prishtina e Re - NACIONALE

Ish-shefi i Inteligjencës bëhet drejtor menaxhues në skuadrën e futbollit Prishtina e Re

1 vit më parë

nga NACIONALE

Driton Gashi është emëruar drejtor menaxhues në skuadrën e futbollit, KF Prishtina e Re.

Gashi ka qenë këshilltar i ish-presidentit Thaçi, dhe drejtor në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë.

Sa ishte në këtë pozitë, Gashi u akuzua lidhur me deportimin e shtetasve turq nga Kosova. Gashi ishte dënuar me mbi 4 vjet burg për këtë rast.

Komunikata e klubit:

𝐃𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢 𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐊𝐅 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐑𝐞

Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë, Driton Gashi i cili është emeruar Drejtor Menaxhues i klubit tonë.

Kemi folur se klubi ynë ka një projekt afatgjatë e shumë ambicioz, e një pjesë të këtij projekti e vizioni e kemi dëshmuar deri më tani, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë kemi për të bërë, e në këtë drejtim natyrisht se garancë e madhe janë resurset profesionale njërzore.

Besimi që aksionari ka treguar tek njerëzit profesionist është dëshmuar tashmë me rezultate e profesionalizem, andaj jemi të përkushtuar që krahas projektit tonë të sjellim profesionist në pozicionet e klubit të cilët kanë ekspertizën, vizionin dhe vullnetin për t’a zhvilluar klubin në të gjitha nivelet organizative e funksionale.

Dritoni është një sportdashës e punëtor sportiv i kahershëm, por mbi të gjitha ka një përvojë shumë të madhe në menaxhim dhe administratë shtetrore, duke qenë udhëheqës i disa prej institucioneve vitale shtetërore.

Po i përmendim vetëm disa nga përvojat e tij menaxheriale, si Sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtor i Agjensisë Kosovare të Intelegjencës, këshilltar i Presidentit të Kosovës, si dhe përvoja tjera shumë të rëndësishme.

Në rrafshin Akademik Dritoni është Magjistër i Shkencave Politike.

Dritoni së bashku me pjesën tjetër të stafit do të jenë garant të zhvillimit të klubit në nivelet më të larta, duke filluar nga akademia e klubit e cila synojmë të jetë model rajonal dhe jo vetëm si dhe ekipit të senjorëve i cili po ecën në drejtimin e duhur, e ku presim shpejtë të arrijmë nivelet elitare dhe jo vetëm.

Mirë se vjen Driton. Shëndet, punë të mbarë e shumë suksese në rrugëtimin e përbashkët.

KF Prishtina e Re 🔵⚪️

Lajme të ngjashme