Ish lojtari: Liverpooli nuk po tregon respekt për Mo Salah - NACIONALE

Ish lojtari: Liverpooli nuk po tregon respekt për Mo Salah

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish mbrojtësi i Liverpoolit Dejan Lovren beson se klubi anglez nuk po tregon respekt të mjaftueshëm për Mohamed Salah, i cili po shkon drejt largimit nga “Anfield” në verë.

Kontrata e egjiptianit skadon në verë dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re.

Lovren, që kaloi dy sezone si bashkëlojtar i Salah te Liverpooli e ka mbështetur egjiptianin.

“Duhet të jem i kujdesshëm se çfarë them, sepse e di si gjërat shkojnë. Të gjithë duan që të qëndrojë dhe një ditë i thashë “Mo, duhet të mendosh për vetën tende”. Shikoni për gjithçka që i ka dhënë klubit dhe se çfarë mund t’i jep ende”.

“Në fund, dola në përfundim se klubi nuk e respekton atë mjaftueshëm”, tha ai për “WinWin”.

Salah publikisht në muajin nëntor deklaroi se Liverpooli nuk i ka ofruar kontratë të re. “Reds” i propozuan ofertë në dhjetor, mirëpo Lovren ka sugjeruar se egjiptiani është më afër largimit se qëndrimit.

“Paraja është faktor i rëndësishëm, por ai vlen më shumë se paraja dhe pyetja duhet të jetë: Kush do ta zëvendësojë? Kush të jep atë që Mo Salah të ofron? Nëse dëshiron ta zëvendësosh, mendoj se duhet të shpenzosh 200 milionë euro dhe pyetja mbetet a mund të ofrojë atë që të ofron Salah”.

Ndërkohë, për Salah destianacioni më i mundshëm përpos Liverpoolit mbetet Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme