Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës njofton pensionimin pas 16 vitesh karrierë - NACIONALE

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës njofton pensionimin pas 16 vitesh karrierë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv. Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka njoftuar se po përfundon karrierën 16-vjeçare dhe po nisë një sfidë të re në jetë.

Rashkaj që për pjesën më të madhe të tifozëve të Kosovës, është një nga lojtarët më të rëndësishëm, ishte prej lojtarëve të parë që i thanë ‘PO’ Kombëtares, kur ende nuk dihej statuti i plotë i Kosovës, a do të pranohej, apo jo.

May be an image of 7 people, people standing and grass

33-vjeçari ishte kapiten në ndeshjen e parë të Kosovës, në një ndeshje që ishte e njohur nga FIFA, e zhvilluar në Stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Për 16 vite futboll aktiv, pjesën më të madhe të karrierës i kaloi në kampionatin suedez, me skuadrat si Halmstads, Sandnes, Eskilstuna, SJK e Orgryte, ndërsa për një kohë të shkurtër ishte transferuar edhe në skuadrën e kryeqytetit, Prishtina.

Për Kosovën, që nga viti 2014 deri në vitin 2020, ai është paraqitur në 14 ndeshje zyrtare.

Anel Rashkaj pensionohet nga Kombëtarja e Kosovës – Ballkani.info

Njoftimi i Rashkajt për pensionimin:

Pas 16 viteve fantastike si lojtar profesional

ka ardh koha me startu ni karier te re atë të trajnerit.

Jam i lumtur që at rrugëtim e filloj pikërisht ne Akademin e Halmstadit (Juniorët 17 vjeqar ) aty ku prej ksaj akademia dola si lojtar profesional.

Falenderoj Allahun për kit rrugëtim fantastisk për 16 vite me radh i falenderoj poashtu gjith lojtarët dhe klubet me të cilët kam bashkpunu.

Lajme të ngjashme