Ish-futbollisti i Arsenalit vdes në moshën 46-vjeçare
Skuadra e Premierligës skoceze, Dundee, ka njoftuar që ish-sulmuesi i tyre, Fabian Caballero, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.
Caballero ka vdekur papritur pasi thuhet se u rrëzua gjatë një ndeshjeje futsal në atdheun e tij në Paraguaj, sipas The Scotsman. 46-vjeçari kaloi pesë sezone me Dundee dhe kaloi kohë në huazim me Arsenalin, duke bërë tre paraqitje për Topçinjtë gjatë sezonit 1998-99. Caballero gjithashtu luajti për klube në Amerikën e Jugut, Greqi dhe Korenë e Jugut gjatë karrierës së tij si lojtar.
“Të gjithë në Dundee Football Club janë jashtëzakonisht të tronditur dhe të pikëlluar këtë mëngjes kur mësuan për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të Dundee, Fabian Caballero”, thuhet në një deklaratë të klubit. "Fabian ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare dhe do t'u mungojë shumë të gjithëve në Dundee Football Club. Fabian nënshkroi për Dundee në korrik 2000 dhe u bë një i preferuar në mesin e mbështetësve të Dundee. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen e Fabianit në këtë kohë shumë të trishtuar”.
Arsenali lëshoi gjithashtu një përgjigje për lajmin e hidhur: "Të gjithë në klub janë thellësisht të pikëlluar kur dëgjuam për vdekjen e papritur të ish-lojtarit tonë, Fabian Caballero. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment."
Everyone at the club is deeply saddened to hear of the sudden passing of our former player, Fabian Caballero.
— Arsenal (@Arsenal) September 28, 2024
Our thoughts are with his family and friends at this time ❤️ pic.twitter.com/fGoILgAZT0
Dundee njoftoi gjithashtu se një minutë duartrokitje do të mbahet para ndeshjes të së shtunës në Premierligën skoceze me Aberdeen në kujtim të Caballeros.
There will be a minutes applause this afternoon before our match against Aberdeen in memory of Fabián Caballero.
— Dundee Football Club (@DundeeFC) September 28, 2024
The club would ask supporters of both clubs to participate in a minutes applause in memory of Fabián that will begin on the referee’s whistle. pic.twitter.com/KHykVagfia