Ish-drejtori i Interit arrestohet për korrupsion në Kinë
Ish-drejtori dhe anëtari i bordit te Interi, Jun Liu, raportohet se është arrestuar nën akuzat për korrupsion në vendin e tij, pra në Kinë.
46-vjeçari ka shërbyer më parë si president i Jiangsu Suning dhe ishte CEO i përkohshëm i zikaltërve, duke qenë anëtar i bordit nga qershori 2016 deri në tetor 2018.

Beijing Youth Daily dhe Calcio e Finanza detajojnë se si arrestimi i Liu vjen gjashtë muaj pasi presidenti i FA kineze Chen Xuyuan u vu nën hetim për gjoja kryerjen e 'shkeljeve të rënda të ligjit'.
Calcio cinese nel caos: arrestato Liu Jun, presidente della Chinese Super League ed ex dirigente di #Suning e #Inter https://t.co/RYqzrJyKQs pic.twitter.com/tEH1tjjveI
— Calcio e Finanza (@CalcioFinanza) August 30, 2023
Autoritetet kineze po punojnë për një rast anti-korrupsion, të shqetësuar për çështjet me futbollin në vend. Në janar, dy ish-zyrtarë të FA u hetuan gjithashtu për të njëjtat arsye si Chen
Në mars, dy zyrtarë të tjerë të shquar të FA kineze – Wang Xiaoping, drejtor i komitetit disiplinor të FA dhe Huang Song, kreu i departamentit të konkurrencës – u vunë gjithashtu nën hetim për “shkelje të rënda të ligjit”.

Lajmi në lidhje me arrestimin e Liu vjen një ditë pasi investitorët informuan kampionët kinezë të Superligës Wuhan Three Towns se ishin gati të jepnin klubin falas pasi vendosën të ndalonin financimin deri në fund të muajit.