Ish-bashkëlojtari i gozhdon lojtarët e PSG-së: Janë vetjakë - NACIONALE

Ish-bashkëlojtari i gozhdon lojtarët e PSG-së: Janë vetjakë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Wolves, Pablo Sarabia, i ka kritikuar dikur bashkëlojtarët e vet te Paris Saint-Germain, duke i quajtur vetjakë.

Sarabia ishte pjesë e PSG-së deri në janar, kur iu bashkua klubit të Premierligës Wolves.

Ai doli për kulturën e klubit parisien, duke nënvizuar se ekipit të mbushur me yje i mungon uniteti.

Sarabia theksoi, megjithatë, se për të ishte nder të luante përkrah Lionel Messit, Kylian Mbappes dhe Neymarit.

“Ishte diçka e mahnitshme të luaja me Messin, Mbappen dhe Neymarin dhe një përvojë shumë e mirë, por gjëja më e vendimtare është të ndihesh i rëndësishëm në ekip”, tha Sarabia për The Telegraph.

Ai shtoi: “Unë parapëlqej të jemi në një ekip tjetër për ta ndier atë unitet, të jem pjesë e tij dhe të jemi anëtar i një ekipi dhe një familjeje, e jo të jem në mesin e një grupi të vetjakëve”.

Sarabia iu bashkua Wolvesit në afatin kalimtar të janarit për një shumë prej rreth 5 milionë eurove.

Ai ka luajtur titullar në gjashtë prej shtatë ndeshjeve, duke i ndihmuar skuadrës të largohet nga fundi i tabelës dhe të ngrihet në vendin e 13-të.

Përfaqësuesi i Spanjës i bëri 16 paraqitje në Ligue 1 për PSG-në në sezonin 2022/23, duke e shënuar vetëm një gol.

Lajme të ngjashme