Inzaghi refuzoi ofertën luksoze për t’u bërë trajner i Ronaldos te Al Nassr - NACIONALE

Inzaghi refuzoi ofertën luksoze për t’u bërë trajner i Ronaldos te Al Nassr

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Interit Simeone Inzaghi thuhet se ka refuzuar një ofertë masive prej 20 milionë eurove plus bonuset për të drejtuar Al Nassr e Cristiano Ronaldos.

Sipas ekspertit të transferimeve Alfredo Pedulla, tekniku italian mori një ofertë shumë të lartë financiare nga klubi i Arabisë Saudite.

Sidoqoftë, oferta menjëherë u refuzua shkaku që Inzaghi është duke kompletuar detajet e fundit për të rinovuar me Interin deri më 2026.

Ish trajneri i Lazios pritet të fitojë 6.5 milionë euro për sezon te Interi, që do ta bëjë një ndër trajnerët më të paguar në Serie A, mirëpo është vetëm çereku i asaj që do të fitonte te Al Nassr.

Duke arritur ta fitojë titullin e parë në Serie A, ndërsa një vit më parë arriti në finalen e Ligën e Kampionëve, Inzaghi është mese i bindur për të qëndruar te “Neurazzurët”.

Te Al Nassr përpos Cristiano Ronaldos, Inzaghi do të ribashkohej edhe me mesfushorin Marcelo Brozovic, megjithatë ka preferuar të vazhdojë punën në “San Siro”.

Lajme të ngjashme