Inzaghi nënshkruan kontratë të re me Interin, synon t’ia sjellë zikaltërve yllin e dytë në fanellë
Simone Inzaghi ka rënë dakord për të nënshkruar një zgjatje të kontratës edhe për një vit tjetër me Interin, me atë aktuale që skadonte në vitin 2024. Synimi kryesor i tij këtë sezon është që t’ia sjellë zikaltërve yllin e dytë në fanellë.
Trajneri 47-vjeçar ka bërë një rrugëtim të mirë në kryeqytetin e Lombardisë që kur u largua nga Lazio në verën e vitit 2021, duke fituar dy tituj të Kupës së Italisë dhe duke i çuar zikaltrit në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Inzaghi ishte afër fitimit të titullit kampion në sezonin e tij debutues në Inter, por skuadra e tij përfundimisht humbi me dy pikë ndaj rivalëve të qytetit Milan. Ndërsa gjërat ishin më të vështira sezonin e kaluar, sezoni i ardhshëm ofron një shans të ri për lavdi.
Gazzetta dello Sport detajon se si Inzaghi ka rënë dakord për një zgjatje të re të kontratës njëvjeçare me Interin, duke zgjatur marrëveshjen e tij nga qershori 2024 në 2025.
Tullio Tinti dopo l’incontro in sede @Inter: “#Audero in nerazzurro? È più di un’idea”. Poi annuncia: “Rinnovo #Inzaghi? L’ha già fatto lui in Giappone”.
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) August 7, 2023
🎥 @ivanfcardia pic.twitter.com/FGQve32twy
Baza e një marrëveshjeje u arrit gjatë turneut para-sezonal në Japoni dhe qëllimi është që të finalizohet marrëveshja përpara 19 gushtit, kur sezoni i tyre i Serie A-së fillon kundër Monzas.
