Inzaghi: Lautaro Martinez duhet të jetë kandidat për Topin e Artë
Trajneri i Interit Simeone Inzaghi beson se sulmuesi Lautaro Martinez duhet të jetë një ndër kandidatët për ta fituar Topin e Artë.
Argjentinasi ka realizuar 11 gola në nëntë paraqitje në Serie A, përfshirë një “poker” ndaj Salernitanas.
Para ndeshjes së Ligës të Kampionëve ndaj RB Salzburgut, Inzaghi deklaroi se Martinez meriton të jetë kandidat meqenëse fitoi Kupën e Botës dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Po, duke parë rrugëtimin dhe trofetë që ka fituar, është e drejtë që të jetë ndër kandidatët për ta fituar dhe duhet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë’.
“Çfarë më shkon në mendje është rekordi i Ciro, i cili e ka arritur me mua. Lautaro u rikthye vetëm një ditë e gjysmë nga udhëtimi prej Argjentinës, është në formë të mirë dhe skuadra e mbështet tërë kohën”.
Ndër të tjera, Inzaghi kërkoi që Interi të fokusohet për përballjen ndaj Salzburgut meqenëse grupi mbetet i balancuar.
“Është ndeshje delikate sepse i tërë grupi është shumë i balancuar. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe duhet të jemi shumë të fokusuar”.
“Ne po kalojmë mirë. Fituam ndaj Torinos, që s’ishte detyrë e lehtë. Nesër ndeshja është e rëndësishme në një grup shumë të bilancuar”.
“Duhet të qëndrojmë të fokusuar sepse Salzburg është skuadër e fortë dhe fitoi kundër Benficas në ndeshjen hapëse. Luajnë futboll të bukur me sistem agresiv”.