Inzaghi e pranon se Interi duhet të ndryshojë pas humbjes nga Juventusi: Ky është fakt - NACIONALE

Inzaghi e pranon se Interi duhet të ndryshojë pas humbjes nga Juventusi: Ky është fakt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Simeone Inzaghi e ka pranuar se Interi duhet ta ndryshojë qëndrimin në ndeshje në përballjen me rivalët direkt.

“Neurazzurët” u mposhtën nga Juventusi të dielën, duke dështuar ta tejkalojnë Napolin në krye të Serie A.

Inzaghi deklaroi se Interi duhet ta ndryshojë qëndrimin dhe të bëjë analiza më të thella për ndeshjet e caktuara.

“Duhet ta ndryshojmë qëndrimin tonë në ndeshjet ndaj rivalëve direkt. Është diçka që duhet analizuar”.

“Në vitet e fundit kemi luajtur mirë në ndeshjet e caktuara, por këtë sezon nuk ia kemi dalë dhe duhet të përmirësohemi. Iu thashë lojtarëve se asnjëherë nuk kishim krijuar kaq shumë shanse në pjesën e parë. Humbja dhemb, por do të na shtyjë të punojmë edhe më fortë. Çfarë po bëjmë nuk është e mjaftueshme”.

Interi mbetet dy pikë prapa liderit Napoli, ndërsa në ndeshjen e radhës do ta presin në “Giuseppe Meazza” Genoan më 22 shkurt.

Lajme të ngjashme